Deklarata e Besimit
Perëndia
Ne besojmë në një Perëndi të vetëm që ka krijuar të gjitha gjërat, i shenjtë, i përsosur dhe përjetesisht vetëekzistues. në një unitet dashurie në tre personave po aq hyjnorë: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Në njohurinë e Tij të pafundëm dhe pushtetin e Tij sovran, Perëndia ka vendosur me dashamirësi nga përjetësia që të shpengojë një popull për veten e tij dhe të bëjë çdo gjë të re për lavdinë e Tij.
Bibla
Ne besojmë se Perëndia ka folur në Shkrimet e Shenjta, Dhiatën e Vjetër dhe Dhiata e Re, përmes fjalëve të autorëve njerëzor. Si Fjala e frymëzuar gojarisht nga Perëndia, Bibla është pa gabime në shkrimet origjinale, ajo është zbulesa e plotë e vullnetit të Perëndisë për shpëtimin, dhe autoriteti përfundimtar me të cilin çdo fushë e njohurive dhe përpjekjeve njerëzore duhet të gjykohet. Prandaj, duhet ti besojmë në gjithçka ajo mëson, ti bindemi në gjithçka ajo urdhëron, dhe të kemi siguri në gjithçka që ajo premton
Natyra e njeriut
Ne besojmë se Perëndia e krijoi Adamin dhe Evën në imazhin e Tij, por ata mëkatuan kur u tunduar nga Satanai. Si pasardhës dhe në bashkim me Adamit, qëniet njerëzore janë mëkatare nga natyra dhe nga zgjedhjet që bëjnë, kështu që njeriu në gjëndjen e tij natyrore është i vdekur shpirtërisht dhe nën zemërimin e Tij. Vetëm nëpërmjet punës shpëtuese të Perëndisë në Jezu Krishtin mund të shpëtohemi, pajtohemi me Perëndinë dhe ripërtërihemi.
Jezu Krishti
Ne besojmë se Jezu Krishti është Perëndia i mishëruar, vërtetë Perëndi dhe vërtetë njeri, një përson me dy natyra. Jezu – Mesia i premtuari i Izraelit – është ngjizur me anë të Shpirtit të Shenjtë dhe lindur nga Virgjëresha Mari. Ai jetoi një jetë pa mëkat, u kryqëzua dhe vdiq nën Ponc Pilatin, u ngrit trupërisht nga të vdekurit, u ngjit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë Atë si Kryeprifti dhe Avokati ynë.
Puna e Krishtit
Ne besojmë se Jezu Krishti, si përfaqësuesi dhe zëvendësuesi ynë, derdhi gjakun e Tij në kryq, si sakrificë e përsosur dhe e mjaftueshme për mëkatet tona. Vdekja e tij shlyese dhe ringjallja e tij fitimtare përbëjnë bazën e vetme për shpëtim.
Shpirti i Shenjtë
Ne besojmë se Shpirti i Shenjtë, në gjithçka që bën e Lavderon Zotin Jezu Krisht. Ai e bind botën për mëkatin e saj. Ai rigjeneron mëkatarët, dhe në Të ata pagëzohen në bashkim me Krishtin dhe birësohen si trashëgimtarë në familjen e Perëndisë. Ai gjithashtu banon, ndriçon, udhëzon, pajis dhe fuqizon besimtarët për të jetuar dhe shërbyer si Krishti.
Kisha
Ne besojmë se kisha e vërtetë përfshin të gjithë ata që jane të drejtësuar me anë të hirit të Perëndisë nëpërmjet besimit vetëm në Krishtin. Ata janë të bashkuar nga Shpirti i Shenjtë në trupin e Krishtit, në të cilin Ai është Kreu. Kisha e vërtetë është shfaqur në kishat lokale, anëtarësia e të cilave duhet të përbëhet vetëm nga besimtarë. Zoti Jezu i dha kishës dy urdhëresa të veçanta/sakramente, Pagëzimi dhe Darka e Zotit, të cilat shprehin qartë dhe në mënyrë të dukshme ungjillin. Edhe pse ato nuk janë mjete të shpëtimit, kur kremtohen nga kisha me besim të vërtetë, konfirmojë dhe ushqejnë besimtarin.
Jeta e Krishterë
Ne besojmë se hiri Shpëtues i Perëndisë nuk duhet të ndahet nga fuqia dhe qëllimi i Tij shenjtërues. Perëndia na urdhëron ta duam Atë përmbi gjithkënd dhe të tjerët në mënyrë sakrifikuese, dhe të jetojmë besimin tonë me kujdes për njëri-tjetrin, dhembshuri ndaj të varfërve dhe drejtësi për të shtypurit. Me Fjalën e Perëndisë, fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, dhe me lutje në emër të Krishtit, ne duhet të luftojme forcat shpirtërore të së keqes. Në bindje ndaj urdhërimit të Krishtit, ne duhet të bëjmë dishepuj në mesin e të gjithë njerëzve, gjithmonë duke dëshmuar ungjillin me fjalë dhe me vepra.
Kthimi i Krishtit
Ne besojmë në kthimin personal dhe trupor të Zotit tonë Jezu Krisht. Kthimi i Krishtit, do të ndodhë në një kohë të njohur vetëm prej Perëndisë, dhe kërkon një pritje të vazhdueshme, si shpresa jonë e bekuar, që i motivon besimtarët të jetojnë në mënyrë të Perëndishme, të shërbejnë në mënyrë sakrifikuese dhe për një mision të qëllimshëm.
Përgjigja ndaj Zotit dhe Destinacioni i Fundit
Ne besojmë se Perëndia i urdhëron të gjithë njerëzit kudo që të pendohen dhe të besojnë ungjillin duke u kthyer tek Ai dhe të pranojnë Zotin Jezu Krisht. Ne besojmë se Perëndia do të ringjallë të vdekurit trupërisht dhe do të gjykojë botën, duke ju dhënë jobesimtarëve dënim dhe ndëshkimit të përjetshëm në gjendje të ndërgjegjshme dhe besimtarëve bekim dhe gezim të përjetshëm bashkë me Zotin në qiellin të ri dhe në tokën e re, për lëvdim të Hirit të Tij.
Kisha jonë!
Kisha e Qytetit (City Church) është kishë autonome që ka si qëllim të jetë një kishë e DALLUESHME ( Dritë dhe Kripë, Mateu 5:13-16) dhe të LAVDËROJË Perëndinë duke shpallosur karakterin e Tij së bashku si kisha e Jezu Krishtit përmes ungjillit, përmes jetesës dhe adhurimit tonë.. Kisha jonë filloi të mblidhet më datë 6 Janar të vitit 2019 me një grup të vogël besimatrësh pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Ne mblidhemi çdo të Diel, për të adhuruar Zotin dhe inkurajuar njëri tjetrin.